E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cipa: Dhuna ndaj qytetareve eshte e patolerueshme

TIRANE - "Dhuna ndaj qytetareve, shkelja e lirive dhe te drejtave te njeriut, si dhe dhuna ndaj institucioneve qe mbrojne keto te drejta, bie ndesh edhe me vendimet e mara ne mbledhjen e dates 6 Shkurt 2008", tha gjate fjales se tij ne Kuvend, deputeti socialist Stefan Cipa. Sipas tij, ne kete mbledhje te komitetit te ministrave, u miratua deklarata per veprimin e Keshillit te Evropes, per te permiresuar mbrojtjen e mbrojtesve te se drejtave te njeriut dhe promovuar aktivitetet e tyre. "Kur policia shfaq dhune dhe presion te hapur mbi qytetaret, atehere shteti, rrezikohet te devijoje nga te qenit shtet i se drejtes dhe te kthehet ne nje shtet te diktatit e me pas i dhunimit, semundje nga te cilat shteti i Berishes, ka vuajtur qysh ne foshnjerine e tij, e me sa duket nuk eshte kuruar si duhet, prandaj shfaq here pas here simptoma te diktatit dhe dhunes", perfundoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›