Kapet me 4 kg hashash, kerkohet 4.8 vite burg
TIRANE - U kap me 4 kilograme kanabis sativa, kerkohet denimi i tij me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie. Kjo ka qene masa e denimit e kerkuar dje nga Prokuroria e Krimeve te Renda per 40 vjecarin Jorgos Papadhaqis. Ne konkluzionet e saj perfundimtare, Prokuroria ka bere me dije se i pandehuri ka tentuar te kaloje nje sasi prej 4 kg lende narkotike e cila dyshohet te jete e llojit kanabis sativa. Sipas akuzes i pandehuri ishte duke udhetuar me automjetin e tip "Honda", me targa YIY 2654, ku gjate nje kontrolli rutine ne piken kufitare te Kakavijes, te pandehurit i eshte zbuluar sasia e droges. Dje akuza i ka kerkuar trupit gjykues denimin e tij me 4.8 vjet heqje lirie. 40 vjecari do te perfitoje edhe nje te treten e uljes se denimit pasi eshte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar. Vete Papadhaqis nuk e ka pranuar akuzen e ngritur nga ana e Prokurorise. Ashtu edhe si ne hetimet paraprake por edhe kur mbrojtja dhe ai kerkuan qe procesi te zhvillohej ashtu sic jane aktet e paraqitura nga Prokuroria, i pandehuri ka deklaruar se nuk eshte ai pronari i sasise se lendes narkotike. Ne deklarimet e tij i pandehuri ka bere me dije se sasine e droges duhet t'ia kene vene qellimisht ne makinen me te cilen ai ishte duke udhetuar. R. C