Godo, bashkepunim me Vatikanin per te semuret mendore
Qendra Kombetare e Kontrollit te cilesise dhe akreditimit te institucioneve shendetesore, perfundon hartimin e standardeve per kater sherbimet, ate te kujdesit paresor, te sherbimit farmaceutik, stomatologjik dhe te laboratoreve mjekesore, si dhe strategjine per hartimin e udherrefyesve klinike, mbi baze te se ciles jane hartuar udhezues per disa patologji. Drejtori i QKCSA-se Isuf Kalo, u shpreh se standardet do te ndihmojne ne akreditimin e institucioneve shendetesore. Ndersa nga ana e saj ministrja e Shendetesise Anila Godo, e cilesoi hartimin e standardeve dhe strategjise per udhezuesit klinik nje dhurate te cmuar per reformen spitalore. Caktimi i standardeve per institucionet shendetesore do te ndikoje ne rritjen e cilesise se ketij sherbimi per pacientet si dhe ne permiresimin e sistemit shendetesor shqiptar ne pergjithesi. Ndwrkohw, po dje Ministrja Godo, takoi Nuncin Apostolik, ambasadorin e Vatikanit. Ne kete takim, u bisedua mbi bashkepunimin disavjecar ne fushen e shendetesise si dhe per bashkepunimet e metejshme. Ministrja Godo ne fjalen e saj, theksi ndihmen dhe prezencen e vazhdueshme te kishes katolike ne vendin tone. "Marreveshjet me dy spitalet e Vatikanit, te firmosura 2 muaj me pare, jane nje hap i rendesishem ne bashkepunimin e dy vendeve ne fushen e shendetesise", tha Godo. Kisha katolike dhe perfaqesuesit e Vatikanit ne vendin tone, kane bere te mundur ndryshimin e ndjeshem ne disa spitale, urgjenca dhe jetimore, me ndihmen e tyre. Ne kete takim gjithashtu u fol per zgjerimin e ketyre bashkepunimeve, sic eshte edhe "Shtepia familje", per te semuret e shendetit mendor.
Ambasadoret
Pervec takimit me ambasadorin e Vatikanit, ministrja Godo takoi edhe ambasadorin austriak ne Shqiperi. Sipas tyre, po punohet per perfitimin e nje kredie te bute nga Banka Austriake per pajisjen me aparatura mjekesore te spitalit "Shefqet Ndroqi".
Ambasadoret
Pervec takimit me ambasadorin e Vatikanit, ministrja Godo takoi edhe ambasadorin austriak ne Shqiperi. Sipas tyre, po punohet per perfitimin e nje kredie te bute nga Banka Austriake per pajisjen me aparatura mjekesore te spitalit "Shefqet Ndroqi".