E Diel, 1 Nëntor 2026

Infektivi dhe Pediatria, trajtohen 110 te semure

Mjekimi me medikamente antiretrovirale sigurohet falas per te gjithe personat qe kane nevoje. Sipas Institutit te Shendetit Publik, aktualisht jane 110 persona qe e marrin kete terapi ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", prane Departamentit te Semundjeve Infektive dhe Sherbimit Pediatrik. Ne vitin 2004 u be i mundur sigurimi i medikamenteve antiretrovirale per personat qe jetojne me HIV/AIDS. Pas studimit te pare te kryer ne vitin 2005, kete vit u realizua Studimi i dyte i survejances biologjike dhe te sjelljeve te grupet vulnerabel. Si i tille, eshte vendosur nje bashkepunim i ngushte me komunitetin Rom qe ka per qellim permiresimin dhe shtrirjen e aktiviteteve te informimit, edukimit, komunikimit, jo vetem ne Tirane por dhe ne disa rrethe te tjera. Gjithashtu, jane zgjeruar programet e reduktimit te demit per perdoruesit e drogave me injektim, ku tashme kater NGO ofrojne sherbime te tilla ne Tirane, nderkohe qe po punohet dhe per shtrirjen e tyre ne rrethe te tjera. Kete vit u be e mundur dhe hapja e nje qendre te re, per terapine zevendesuese me Metadon ne qytetin e Durresit. Gjithashtu jane zgjeruar programet qe synojne parandalimin e HIV/AIDS te "punonjeset e seksit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›