Sherr per cmimin e droges, 9 ne pranga
BERAT - Nje konflikt mes paleve per prishjen e pazarit te droges duket se eshte bere shkak i arrestimit te nente personave, mesnaten e mbremshme ne qytetin e Beratit, nderkohe qe eshte bere sekuestrimi i nje sasie heroine, por dyshohet se ne kete rrjet jane perfshire dhe persona te tjere. Hetimet e nisura nje muaj me pare mbi dyshimet se nje sasi droge qe vinte nga Vlora tregtohej ne qytetin e Beratit, eshte finalizuar dy dite me pare me arrestimin e nente personave, gjashte prej te cileve nga ky qytet. Te arrestuarit kane pasur nje kontakt mes tyre ne hyrje te qytetit, gjate te cilit mesohet te kete lindur nje konflikt. Pergjimet telefonike dhe informacionet e siguruara ne rruge operative qe kane sjelle bllokimin dhe me pas arrestimin ne flagrance te nente personave Rael Dardha, Markel Gjika, Avenir Kuqalin, Skerdian Xhufi, Dhimiter Boce, Erion Karadaku, Ridvan Kate, Olsi Dautaj, dhe Olsi Metolla. Ata ishin takuar ne lagjen "Kombinat", ku dhe kane rene ne pranga te policise. Ata kane pasur nje konflikt mes tyre ne lidhje me prishjen e pazarit per mallin qe dyshohet se ishte transportuar nga Vlora. Ne kohen qe gjashte personat kane qene duke diskutuar mes tyre ne lidhje me cmimin e nje sasie prej 190 grame heroine, ne keto caste ka nderhyre dhe policia. Ne momentin qe ka mberritur policia eshte bere arrestimi i nente te dyshuarve. Gjate ndalimit eshte bere dhe sekuestrimi i nje sasie prej 190 grame lende narkotike me ngjyre bezhe, qe dyshohet se ka qene heroine. Gjithashtu ne vendin e ngjarjes u bllokuan dhe dy mjete, nje prej te cilave me targa te huaja, tip " Smart" dhe nje me targa Berati 9963 A, tip "Benz". Ne njerin prej mjeteve mesohet se eshte bllokuar dhe nje arme zjarri, tip pistolete Zastava me gjashte fishek.
E. Azizolli
Te arrestuar
Rael Dardha, 29 vjec, nga Berati
Markel Gjika, 21, vjec, nga Berati
Avenir Kuqali, 30 vjec, nga Berati
Skerdian Xhufi, 26 vjec, nga Berati
Dhimiter Boce, 36, vjec, nga Berati
Erion Karadaku, 33 vjec, nga Berati
Ridvan Kate, 36 vjec, nga Vlora
Olsi Dautaj, 25 vjec, nga Vlora
Olsi Metolla, 25 vjec, nga Vlora
E. Azizolli
Te arrestuar
Rael Dardha, 29 vjec, nga Berati
Markel Gjika, 21, vjec, nga Berati
Avenir Kuqali, 30 vjec, nga Berati
Skerdian Xhufi, 26 vjec, nga Berati
Dhimiter Boce, 36, vjec, nga Berati
Erion Karadaku, 33 vjec, nga Berati
Ridvan Kate, 36 vjec, nga Vlora
Olsi Dautaj, 25 vjec, nga Vlora
Olsi Metolla, 25 vjec, nga Vlora