E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet, hajdute me maska

TIRANE - Dy studente prej disa kohesh kishin nisur aktivitetin e tyre te vjedhjes me maska te makinave ne Tirane. Studentet e Gjeologji-Minierave, kishin disa kohe qe te maskuar kishin grabitur disa makina. Burimet thane se, pas vjedhjes se automjeteve keto dergoheshin ne servise te ndryshme, kryesisht ne Lezhe, me qellim qe te cmontoheshin dhe me pas te shiteshin per pjese kembimi. Por mengjesi i djeshem ka qene fatal per ta. Klaudio Ujkaj, 20 vjec eshte arrestuar ndersa shoku i tij, Ingrit Jaci 19 vjec ka mundur te largohet duke mos u vene dot ne pranga. Ishte Policia e Tiranes, e cila vuri ne pranga dy personat, qe sipas te dhenave, ishin bere tmerri i vjedhjeve te makinave ne rrugen e "Elbasanit" dhe te "Shkolles se Baletit". Dy te rinjte jetonin ne Qytetin Studenti ne nje prej godinave te fakultetit te tyre, ate 20. Pikerisht gjate nje grabitjeje te tille eshte arrestuar dhe 20-vjecari Ujkaj. Ai se bashku me Jacin, ishin duke hapur me dhune nje makine te llojit "Benz Mercedez", ne momentin kur mbi ta kane rene prangat e policise.

Hetimet kishin nisur pak kohe me pare nga efektivet e seksionit Kunder Vjedhjeve te makinave. Arrestimi i 20-vjecarit nga Lezha, eshte bere ne bashkepunim me Komisariatin numer 1. Ujkaj eshte ndaluar ne kuader te operacionit "Studenti", nderkohe qe shoku i tij eshte shpallur ne kerkim. Policia e kryeqytetit tha dje se, Klaudio Ujkaj eshte vene ne pranga ne flagrance ne oren 02:00. Studenti i Fakultetit Gjeologji- Miniera, ne bulevardin "Bajram Curri", perballe Ures se Tabakeve, ne bashkepunim dhe me Ingrit Jacin, 19 vjec, duke vjedhur nje makine "Benz Mercedes 250", me ngjyre te bardhe, me targa TR 7336 G, ne pronesi te nje personi, i cili banonte aty afer.

Por ne pranga ka mundur te bjere vetem njeri prej grabitesve me maska, te makinave te luksit. 19-vjecari Jaci dhe ky nga qyteti i Lezhes, ka mundur te largohet me shpejtesi ne momentin, kur ka degjuar sirenat e policise. Gjate arrestimit jane sekuestruar mjetet e punes se te rinjve, dhe akuza e ngritur ndaj tyre eshte ajo e "vjedhjes".

Artan Cena

Sekuestrimet

2 maska

10 sensor veturash

1 dare per prerje

3 kacavida

2 lima me bisht

1 sharre hekuri

3 celesa kuadri per vetura,

1 cift pasqyrash "Benzi"

1 doreze metalike

Disa celesa ekzagonal


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›