Cipa kerkon 6 milione leke nga gjenerali
Redinalda Caushaj
Deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshem, Stefan Cipa, kerkon te marre me marreveshje demshperblimin prej 6 milione lekesh ndaj gjeneral Agim Shehut. Pas padise se bere ne Gjykaten e Tiranes, pak jave me pare, me objekt shkaktim te demit moral per akuzat ne nje media nga Shehu se Cipa ishte perfshire ne ngjarjet e vitit 1997 dhe urdheruar per disa krime. Dje ka qene seanca e radhes, ku, sipas ligjit, per padite civile gjykata cakton nje seance per ballafaqim mes paleve, me qellim pajtimin dhe zgjidhjen e ceshtjes me marreveshje. Por mungesa e avokatit qe perfaqeson gjeneral Shehun eshte bere shkak qe gjyqi te shtyhet. I pyetur nga gazeta "KJ", ish-zv.ministri i Brendshem ne periudhen 1995-1997, pohoi se ishte vene ne dijeni per padine, por tha se ende nuk dinte objektin e saj. Dy muaj me pare, Shehu fitoi me gjyq graden e gjeneralit, te hequr gjate vitit 1998 nga ish-presidenti Rexhep Meidani.
Seanca gjyqesore me objekt padine ne ngarkim te ish-zv.ministrit te Brendshem dhe ish-drejtorit te Policise se Shtetit ne vitin 1997, eshte shtyre per arsye pajtimi mes dy paleve. Keshtu eshte shprehur avokati mbrojtes i deputetit socialist, Stefan Cipa, qe eshte njekohesisht edhe personi qe ka bere padine ne Gjykaten e Tiranes per demshperblim moral nga Agim Shehu. Por, dje ka munguar avokati mbrojtes i gjeneralit dhe pala paditese i kerkoi gjyqtares se ceshtjes, Ariana Caco, shtyrjen e seances per ceshtje pajtimi mes dy paleve.
Shkak i padise ka qene nje interviste e dhene nga Agim Shehu, pak jave me pare, ne media, pasi rifitoi graden e gjeneralit. Akuzat e bera drejtpersedrejti ndaj Stefan Cipes, per vrasjen e njerezve te pafajshem dhe vjedhjes se parave te firmave piramidale, ka bere qe deputeti socialist dhe ish-minister ne qeverine "Majko 2" gjate vitit 2002, me daten 11 tetor te ketij viti te ngrinte nje padi ne Gjykaten e Tiranes. Padia mban si objekt, "shkaktimin e demit moral", ndersa eshte percaktuar vlera e demshperblimit ne masen e 6 milione lekeve. Sipas avokatit te Cipes, akuzuat e ngritura, jo vetem qe nuk jane te verteta, por kane demtuar imazhin e klientit te tij. Seanca e dyte e radhes per pajtim eshte shtyre per me 5 shkurt te vitit te ardhshem.
Agim Shehu:"Nuk e di c'permban padia"
Agim Shehu beri te ditur dje, per gazeten "Koha Jone", se gjyqi ndaj tij nuk eshte zhvilluar asnjehere per mungese te avokateve. "Nuk jam njohur konkretisht me padine qe ka ngritur Stefan Cipa ndaj meje dhe nuk e di se cfare permban padia", tha dje gjenerali i pyetur ne telefon. Nderkohe qe, sipas tij, ceshtja eshte ne dore te avokatit te tij mbrojtes, i cili eshte angazhuar edhe me perfaqesimin ligjor ne Gjykaten e Tiranes. Agim Shehu fitoi graden e gjeneralit me daten 5 nentor te ketij viti. Gjyqtarja e ceshtjes, Anila Kristani, e cilesoi te padrejte dekretin e vitit 1998, te Presidentit te asaj kohe, Rexhep Meidani, duke rikthyer graden ne favor te Shehut.