E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj, "i varfri" i qeverise

Rozeta Rapushi
Ministri i sapozgjedhur i Drejtesise, mund te konsiderohet pa frike si anetari me i "varfer" i kabinetit te Kryeministrit Sali Berisha. Nga deklaratat e pasurise se Alibeajt, te siguruara prane Inspektoratit te Larte te Deklarimit te Pasurise, rezulton se ministri, dikur drejtor i Drejtorise se Kontrollit te Drendshem Antikorrupsion ne Keshillin e Ministrave, per nje vit te tere ka mundur te bleje vetem nje makine te tipit "Renault" clio, e vitit 1991, ne shumen 800 euro. E per me teper, makina eshte regjistruar ne emrin e bashkeshortes se tij. Ne deklaratat qe Alibeaj ka bere nga viti 2004 e deri ne 2006, thuhet se ministri zoteron vetem nje veture tip "Benz" me vlere 3000000 leke, si dhe te ardhura nga paga e tij si avokat 20000 euro e nga paga e bashkeshortes, qe zoteron te njejtin profesion 7000 euro. Ne deklaraten e pasurise se kreut te Drejtesise shqiptare nuk figuron asnje prone e patundshme ne emer te tij, shtepi banimi, apo ndonje prone tjeter e patundshme. Ministri i sapozgjedhur ka deklaruar si pasuri vjetore per vitin e kaluar vetem pagen e tij vjetore si drejtor i Departamentit te Kontrollit te Brendshem ne Keshillin e Ministrave prej 1147727 lekesh, si dhe te bashkeshortes prej 108.686 lekesh. Sigurisht dhe makinen e shtuar per vitin 2006, prej 800 eurosh, pa perfshire doganen dhe per me teper nje makine shume e rene nga vakti. Ndryshe nga pjesa tjeter e kabinetit qeveritar, Alibeaj kishte nje formular te vaket, pa asnje leke menjane, duke treguar ne kete menyre se me te vertete tashme operacioni "duart e pastra" eshte ne duar te sigurta. Po te marresh parasysh pasurine e numrit dy te qeverise, zv/kryeministrit Gazmend Oketa. Ky i fundit ka deklaruar se disponon nje lokal ne Kashar me vlere 21.360 euro, nje veture "Mercedes Benc", 13000 euro, si dhe nje studio projektimi, qe i sjell zv/kryeministrit jo pak, por 8429522 leke te ardhura ne vit. Me shume para per vitin 2006 deklaroi dhe Kryeministri Berisha. Te ardhurat e tij ishin rritur ne krahasim me nje vit me pare ne shumen prej 1359789 lekesh. Nderkohe qe rezulton se kreu i ekzekutivit kishte hapur per vitin 2006, llogari te tjera rrjedhese, nje te "Tirana Bank" prej 351672 lekesh si dhe ka gjendje kesh prej 950000 lekesh. Si dhe llogari te tjera ne emer te bashkeshortes prej 44774 dhe 6593 lekesh, si dhe te ardhura qe, sipas tij, bashkeshortja merr nga qendra shendetesore prej 401616 lekesh. Ne rritje per vitin 2006 ka qene edhe pasuria e ministrit te Ekonomise, Genc Ruli. Nga nje llogari te vetme bankare qe ai dispononte vitin e kaluar prej 370000 lekesh, Ruli ka deklaruar per kete vit se ka interesa ne bono thesari prej 390000 lekesh, interesa ne depozita bankare prej 10000 $ e 3612$, si dhe ka mundur te bleje nje veture jo pak, por 22000 euro. Por edhe paraardhesi i Alibeaj, Ilir Rusmali, ka deklaruar jo pak shtesa ne pasurine e tij per vitin 2006. Shume shkurt ne deklarimin e tij Rusmali ka deklaruar se ka shtese ne pasurine e tij nje shume prej 10000 eurosh.
Pasuria
Viti 2006
Veture "Renault" clio viti 1991, 800 euro
Paga vjetore si drejtor i Departamentit te Kontrollit te Brendshem 1.147.727 leke
Paga e bashkeshortes, 108686 leke
Viti 2005
Page mujore, 93.248 leke
Shperblim 277.281 leke
Viti 2004
Veture "Mercedes Benz", 3.000.000 leke
Te ardhura nga veprimtaria si avokat, 20.000 euro
Te ardhura nga bashkeshortja si avokate 7000 euro.

Makina
Kreu i Ministrise se Drejtesise ka nje makine me te vertete te hershme, cka e tregon dhe cmimi, pasi ne formularin e dorezuar ne ISLDP rezulton se ka kushtuar vetem 800 euro. Specialistet thone se nje makine e tille eshte pak si jashte standardit dhe ndot dukshem ambientin, duke rene ne kete menyre ndesh me levizjen ambientaliste te kryetarit socialist Rama, por dhe te vete kryeambientalistit ne qeveri, Lufter Xhuveli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›