E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e fuqise blerese, shqetesuese

Nensekretari per Programin Politik ne Partine Socialiste, Ilir Beqja, me ane te nje prononcimi per mediat reagon "per renien drastike te fuqise blerese te shqiptareve". Per nensekretarin e Programit Politik ne PS, muaji nentor shenoi nje rritje te pergjithshme te cmimeve mbi 3 per qind, duke u bere muaji i katert rresht qe konfirmon kapercimin e nivelit te caktuar nga Banka e Shqiperise. Sipas tij, qeveria nuk mund te justifikohet para shqiptareve me rritjen e indeksit te shitjeve me 10,9 per qind, pasi shitjet e industrise perpunuese kane rene me 3,2 per qind, ndersa jane dyfishuar shpenzimet per nafte, per prodhim energjie, per blerje gjeneratoresh, apo burimesh te thata te prodhimit te energjise. "Kryeministri nuk mund te justifikohet me shperblimin e premtuar, pasi ai nuk mjafton as per naten e Vitit te Ri, kur shqiptaret kete vit do te kene ne tavoline me pak se nje vit me pare si per dreken e kurban Bajramit ashtu edhe per darken e Krishtlindjeve", u shpreh Beqja.
D.D

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›