E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngaterruan pengun, rrezikojne 5 vite burg

Tirane - Ngaterruan objektin e pengmarrjes se tyre per nje makine, por rrezikojne denimin me 5 vite burg. Dje, ne Gjykaten e Tiranes eshte zhvilluar seanca e dhenies se pretences nga prokuroria ndaj dy te pandehurve te akuzuar per marrjen peng te nje personi, tek i cili dyshonin se u kishte marre makinen me nje vlere 400 mije leke. Akuza i kerkoi gjyqtarit te ceshtjes, Bledar Abdullai, denimin e Erjon Mihalit me 2 vjet heqje lirie dhe Betim Bakiasit me 2 vjet e 8 muaj burg me kusht. Dy te pandehurit, sipas dosjes se prokurorise, me 19 prill te ketij viti, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane marre peng 29-vjecarin N. H., duke e futur forcerisht ne automjetin tip "Benz", me traga TR 1736 N. Shkak eshte bere nje makine, e cila i ishte vjedhur te pandehurit Bakiasi, dhe ky i fundit dyshonte se autori ishte pikerisht 29-vjecari. Mbi dy te dyshuarit rendon akuza e "heqje te paligjshme te lirise se tjetrit", ndersa seancen e radhes do te lexohen konkluzionet e mbrojtjes.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›