"Tenderi publik, me procedura te rrepta"
Kryeministri Berisha kerkoi diten e djeshme nga ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi qe te silleshin ne qeveri per miratim standardet e qarta per te fituar te drejten e nje tenderi publik. Gjate mbledhjes se qeverise, Berisha e cilesoi si joefikase procedurat aktuale per marrjen e tendereve, duke theksuar se ne disa kompani arrijne te mashtrojne me dokumentacionin e paraqitur per te fituar nje tender. "Zoti minister duhet te sillni me urgjence te gjitha standardet qe kjo situate mashtrimi real te marre fund menjehere", iu drejtua Berisha ministrit Olldashi. Sipas Kryeministrit, disa kompani ndertimi paraqesin te njejtat dokumente dhe arrijne te perfitojne shume tendere njekohesisht. Berisha theksoi se kjo situate ben qe kjo kompani mos te jete e afte te kryeje ne kohe punimet ne nje objekt. "Sot dua te sjell ne vemendjen tuaj problemin shume serioz me kompanite e ndertimit, disa prej te cilave vrapojne per te fituar 10 tendere me te njejtat dokumente dhe me 1/10 e kapaciteteve me te cilat duhet te permbushin detyrimet", deklaroi Berisha. Sipas tij, te gjitha kompanite qe duan te konkurrojne per te marr tender duhet te kene kapacitete te punojne me tre turne, ne menyre qe t'i mbarojne ato brenda afateve te caktuara. "Te percaktohen te gjitha modalitetet e kontrollit para se te nenshkruhet kontrata sikunder te detyrohen ne kontrate qe nga data 22 mars deri me 22 tetor te punojne me tre turne, ne rast se duan te aplikojne per pune publike", deklaroi Berisha.
Ankandi, tani dhe ankimim
Qeveria miratoi diten e djeshme projektligjin per "Ankandin Publik", i cili parashikon shqyrtimin e ankesave qe mund te kete nga kandidatet pas nje ankandi. Per here te pare ne procedurat e ankandit, i jepet e drejta e ankimit paleve prane Agjencise se Prokurimit Publik, si nje organizem i paanshem dhe transparent. Ky projekt permbush nje vakuum ligjor ne proceduren e ankimit per ankandet, sepse me pare nuk mund te nderhynte ne asnje rast ligjerisht. Kryeministri Berisha vleresoi dje se projektligji i ankandit publik eshte nje ligj i domosdoshem per kompletimin e trupit te ligjeve te prokurimeve dhe koncesioneve.
Rritje page per qendrat e femijeve
Struktura e pages per punonjesit mesimore, ndryshon duke bere disa shtesa, ku perfshihen ne harten e rregullimit te pages krahas zevendesdrejtorit ne shkollat me probleme te larta mendore dhe e drejtor i Qendres Kulturore te Femijeve. Ne te njejten linje, krahas zevendesdrejtorit te shkolles tetevjecare shtohet dhe paga e pergjegjesit te sektorit te Qendres Kulturore te Femijeve. Nderkohe qe perkrah kujdestarit te konviktit vendoset dhe paga instruktor ne Qendren Kulturore te Femijeve. Per kete ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkences per zbatimin e ketij vendimi.