Senati italian ratifikon MSA-ne
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, pershendeten diten e djeshme ratifikimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit nga senati italian. Ne kete menyre, ligjvenesi italian perfundoi plotesisht procesin e ratifikimit te MSA-se mes Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. Mesazhet per perfundimin e ketij procesi u dhane pak dite me pare ne Tirane, gjate vizites qe Kryeministri italian, Romano Prodi, zhvilloi ne vend. Kryeministri i Italise, Prodi, theksoi se Itali eshte nje nga mbeshtetesit kryesore te integrimit te Shqiperise ne BE. Prodi theksoi se bashkepunimi mes dy vendeve do te jete ne rritje ne te gjitha fushat, kryesisht ate ekonomike.