E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirku Dorolla për herë të parë në Shqipëri

Për herë të parë vjen në Shqipëri një cirk ndërkombëtar modern, virtuoz, emocionues dhe drithërues, cirku “Dorolla”. Ky cirk është një produksion i një kompanie të mirënjohur në Izrael në fushën e spektakleve e varieteve, Tevet films&productions. Cirku “Dorolla” përfaqëson një koncept modern të cirkut të frymëzuar nga Cirque du Soleil, Cirku Kanadez i Diellit. Cirku Kanadez i diellit i shënon fillimet e tij rreth 20 vjet më parë dhe në themel të shfaqjes së tij qëndron pozicionimi kundër përdorimit të kafshëve në cirk. Sipas këtij koncepti modern dhe të lidhur ngushtë me respektimin e të drejtave të kafshëve, argëtimi i njerëzve nëpërmjet kafshëve të cirkut duhet të mos lejohet.. Kjo për faktin sepse kafshët në cirk rrihen dhe keqtrajtohen për t’i detyruar të bëjnë, në fund të fundit gjëra shumë të thjeshta që nuk tregojnë asnjë vlerë të veçantë dhe nuk shkaktojnë emocion. Vendi ku duhet të jetojnë kafshët është natyra apo parku zoologjik dhe në asnjë mënyrë cirku. Cirku Dorolla sjell në Shqipëri një trupë akrobatesh kinezë. Sikurse dihet tashmë nga të gjithë, shkollat kineze të akrobatëve të cirkut janë më të mirat në botë. Trupa kineze e Dorolles vjen nga Sheniang, një qytet me 8 milion banorë dhe është shumë e famshme në Kinë dhe jashtë saj, duke fituar shumë çmime ndërkombëtare. Grupi kenian nga Mombasa është në Shqipëri pas shumë vitesh sukses në Gjermani, Francë dhe shume vende të Europës. Ata sjellin ritme të magjishme afrikane, plot energji e hare dhe realizojnë numra të jashtëzakonshëm. Iluzionisti nga Hollanda dhe asistentja e tij, një vajzë e bukur, e cila është njëkohësisht këngëtare dhe kërcimtare në Hollandë sjell 2 iluzione të jashtëzakonshme. I pari është ngritja në ajër, të cilën e ka realizuar vetëm David Koopefild dhe i dyti, ndërrimi i pozicioneve që vlerësohet si më i shpejti në botë.
Gjithçkaa është realizuar në bashkëpunim me një staf shqiptar dhe zhvillohet ne ambientet komode të një tende të madhe të kuqe, prej 1200 vendesh, të vendosur në sheshin “Nënë Tereza”. Cirku do të jetë në Tiranë, për publikun kryeqytetas gjatë festave të fundvitit dhe pas datës 17 janar do të filloj tour-in nëpër Shqipëri, në qytetet Shkodër, Fier, Elbasan, Kavajë, Berat, Korçë, Durrës e Vlorë. Pas Shqipërisë Dorolla do të udhëtojë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Bullgari e Rumani.

23 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›