Demi Mur, Fansat e kritikojnë: Je plakur!
Luftë e hapur në “Twitter”, mes Demi Mur dhe disa prej fansave “kritikë”. Aktorja bukuroshe e filmit ”Ghost”, në moshën 47 vjeçe disa ditë më parë publikoi disa fotografi, në të cilat tregon disa mesazhe të shkruara në duar, adresuar bashkëshortit Ashton Kuçher, me të cilin shpesh herë komunikon online. Dhe menjëherë pas kësaj janë shkruar shumë komente në lidhje me moshën e saj: “Më vjen keq”, thotë një lexues, “në këto foto dukesh plakë...” Argumenti i moshës është i dukshëm sidomos në pjesën e qafës. E komenti vazhdon: “Sa keq që këtu nuk mund të jesh në efektin e fotoshopit...”, shkruajnë të tjerë lexues. Demi nuk ka reaguar ashpër, megjithatë menjëherë ka publikuar disa fotografi nga shërbimi i saj i fundit për “Harper’s Bazaar” me një gjirafë: “Më fal, por unë jam 47 vjeçe. Si duhet të dukem?” ka shkruar me ironi Demi Mur. E natyrisht nuk kanë munguar mesazhet pozitive, në të cilat thuhej: “Demi, je shumë e bukur!” Por surprizat nuk përfundojnë këtu. Thuhet se aktorja për vite me radhë u është nënshtruar seancave estetike, të cilat kanë kushtuar deri në 120.000 dollarë.
23 Dhjetor 2009