E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Njeriu i rërës" fiton konkursin e dramës shqiptare

Çmimi i dytë shkoi për dramën “20 vjet dy javë dy ditë”, me autor Stefan Çapalikun. Konkursi i dramës “Të flasim mbi kufijtë” është bërë i njohur në maj të vitit të kaluar, si një projekt letrar dhe teatror. Sipas drejtorit të Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, ky projekt do të ketë ndikim pozitiv në krijimtarinë dramaturgjike shqiptare.

Përveç një çmimi simbolik, vepra fituese në këtë konkurs do të përkthehet në gjermanisht dhe do të botohet në një mijë kopje, të cilat do të shpërndahen së bashku me revistën austriake kulturore-teatrore “Bihne”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›