“Legion” në Kino- ABC
-490x320.jpg)
Edhe një film tjetër mbi idenë e ekzistimit të një fuqie shkatërruese. Filmi, i shfaqur tashmë në shumicën e kinemave botërore, u shfaq të hënën premierë edhe në Kino Abc.
Filmi në fjalë i takon zhanrit të përzier aksion/aventurë, fantastiko/shkencor, horror dhe triller. Njëkohësisht sjell një temë e cila jo pak është trajtuar nga regjisorët botërorë.
Filmi "LEGION" trajton humbjen e besimit të një fuqie të quajtur “Zot” në njerëzimin. Këtë e shfaq duke e dërguar një legjion engjëjsh për të sjellë Apokalipsin, në një vend jo të zakonshëm, në të cilin gjendet një restorant. Ai restorant dikur është krijuar nga pasuria e një njeriu me idenë e fitimit.
E megjithatë ai vend i afrohej shkretëtirës dhe ishte shumë larg nga vendet e banueshme. Po në atë vend bëhet edhe fushëbeteja e mbijetesës së njerëzimit.
Shpresa e vetme për njerëzimin mbetën disa njerëz të ngujuar në restorant, ndërsa sipas kryepersonazhit –engjëll Majkëll, bebja që do të lindë nga një grua e zakonshme e cila është në atë restorant, është shpresa më e madhe.
Kohëve të fundit janë realizuar shumë filma nga kompani hollivudiane por dhe kompani të tjera, filma duke u bazuar në tema afërsisht të llojit të filmit “Legion”. Ndërsa sipas Mriadije Vllahiut, menaxhere e Kino Abc, jo rastësisht këta filma po bëhen pjesë e repertorit të Abc-së .
“Kohëve të fundit kinematografia botërore po shkon nga realizimi i filmave në sistem tre-dimenzional dhe ndoshta edhe po trajtohet kjo temë, kjo trajtohet më shumë në zhanrin horror, megjithëse për një gjë të tillë nuk mund të flitet në një përqindje të madhe, ngase ka kompani të shumta filmike të cilat realizojnë filma të zhanreve të ndryshme”, tha Vllahiu.
Filmi "Legion" të paktën dhjetë ditë do të jetë pjesë e repertorit të Kino ABC, çdo ditë nga 1 mars në orën 22.00, ndërsa pas tij në pjesën e dytë të muajit mars do të vijë filmi i shumëpërfolur dhe njëkohësisht filmi më i shikuar nëpër kinematë botërore: “Avatar”. Por një gjë ende nuk është bërë e ditur se në çfarë teknike do të shfaqet “Avatar”.