E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një letër e vjedhur e filozofit Descartes

Një letër e filozofit francez Rene Descartes, që ishte vjedhur para 150 vjetëve, është zbuluar në një kolegj të vogël amerikan nga një studiues holandez.

Dr Erik-Jan Bos kishte ngecur në referimin e një letre të 27 majit 1641 – një këmbim i thellë ndërmjet filozofit francez dhe mikut të tij Marin Mersenne rreth botimit të librit të Descartes “Meditations on First Philosophy” – në një përshkrim të përmbledhjes së Charles Roberts në librarinë e Haverford College pas një kërkimi në Google muajin e kaluar. Bos ka kontaktuar kolegjin, i cili është afër Philadelphia-s dhe duke punuar udhëheqësin e koleksioneve të veçanta John Anderies, ka përcaktuar se ka qenë një letër autentike e panjohur më parë e Descartes.

Letra katër faqesh e shkruar dendur ka qenë një prej mijëra letrave të vjedhura nga Count Guglielmo Libri, sekretar i komitetit për katalogët kryesor të dorëshkrimeve në bibliotekat publike franceze, në shekullin 19. Libri më vonë ishte dënuar në mungesë për plaçkitjet, por ai tashmë ua kishte shitur dokumentet koleksionistëve në Angli. Dyshohet se letra më pas kishte ndërruar duart disa herë para se të t’i jepej kolegjit Haverford, në vitin 1902, nga vejusha e Charles Roberts, i cili kishte mbledhur mijëra autografe gjatë jetës së tij.

Ekspertët thonë se letra zbulon se “Meditations on First Philosophy” fillimisht ishte konceptuar nëpër rreshta të ndryshëm, ku Descartes kërkon nga Mersenne të eliminojë në tërësi tri tekste nga vepra. “Arsyeja për këto ndryshime është se vizituesi francez e kishte bindur Descartes-in për qëllimet e mira të Pierre Petit (1598−1677), i cili kishte qenë shumë kritik i pjesës së katërt të diskursit, kritika rreth të cilave Descartes ishte shumë i shqetësuar,” shpjegon Bos në websajtin e Universitetit të Utrecht-it, ku ai e quan letrën “një shtim i vlefshëm i të kuptuarit tonë të jetës dhe veprave të Descartes”.

“Tani pasi ai e di që Petit kishte ndryshuar mendim, Descartes nuk ka arsye të reagojë ndaj tij personalisht – në parathënien e re ai e kufizon vetveten deri në disa shënime të përgjithshme rreth kritikave që i kishte marrë lidhur me diskursin, pa e përmendur askënd me emër.” Letra gjithashtu e paraqet filozofin duke punuar më tej dhe duke e qartësuar idenë e tij rreth Zotit si “causa sui” (arsye e vetvetes), ka thënë Bos.

Pas këtij zbulimi, presidenti i kolegjit Haverford, Stephen Emerson, është verë në kontakt me Institut de France, prej ku letra fillimisht ishte vjedhur, duke ofruar kthimin e saj. “Derisa pa dyshim kemi përfituar nga pasja e letrës së Descartes në koleksionin tonë...ka qenë vetëm një veprim i mundshëm: të bëjmë gjënë e duhur dhe të ofrojmë kthimin e letrës. Ne sinqerisht shpresojmë se çdokush tjetër do të bënte të njëjtën gjë për ne nëse do të ishte në një situatë të tillë,” ka thënë ai.

Kryetari i Institutit, Gabriel de Broglie, ka pranuar dhe e ka ftuar Emerson-in të pranojë një shpërblim në të holla prej 15 mijë euro si falënderim për kthimin e letrës.

“Gjesti ju nderon juve dhe bëhet shembull i thellësisë së vlerave morale që ju i rrënjosni tek studentët tuaj,” ka shkruar Broglie në një letër dërguar Emerson-it, në të cilën ai gjithashtu ka nxjerrë kërkesën e Institutit për të rigjetur të tjerat ‘letra të Librit”. “Në vitin 2006 dhe 2009, një tjetër ‘letër e librit’ ishte shitur në një ankand në Zvicër,” ka nxjerrë në shesh ai. “Pasi kam protestuar publikisht dhe zhurmshëm në të dyja rastet në emër të Institutit, letra nuk kishte gjetur blerës, por rezultoi pamundësinë tonë për të nxjerrë shumën e madhe të të hollave që e kërkonte shitësi.”

Bos aktualisht është duke punuar në një libër mbi tërë korrespondencën e Descartes, i cili do të botohet nga Oxford University Press.

The Guardian

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›