Iran/ Rrëzohet avioni, 168 të vdekur

Një avion pasagjerësh është rrëzuar pak pas ngritjes nga një aeroport në veriperëndim të Iranit. Media shtetërore tha se 168 personat në avion, 153 pasagjerë dhe 15 pjesëtarë të ekuipazhit kishin vdekur. Një oficer i brigadës së zjarrëfikësve, tha se avioni kishte shpërthyer në momentin kur ishte përplasur në tokë pranë qytetit Kazvin.
Avioni i tipit Tupolev ishte i kompanisë së fluturimeve "Caspian Airlines" dhe fluturonte nga Teherani për në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.
Kur kishin kaluar vetëm 16 minuta që nga nisja e fluturimit, ai u zhduk nga radarët. Një dëshmitar tregoi se si kishte rënë si plumb prej qiellit.
Një tjetër dëshmitar, tha se ishte sjellë vërdallë për pak kohë në kërkim të një fushe për ulje emergjente, ndoshta pas problemeve me motorin apo prej një zjarri në bord. Media shtetërore tregoi pamje të një krateri të madh të hapur në tokë prej rrëzimit. Irani është famëkeq përsa i takon sigurisë së fluturimeve. Për shkak të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara, Irani mbështetet në një flotë ajrore të vjetëruar dhe e ka të vështirë të blejë pjesë këmbimi. Disa pilotë sjellin në Iran fshehurazi pjesë këmbimi nga jashtë. Por teksa sanksionet nuk prekin avionët që vijnë nga Rusia dhe Ukraina, këta të avionë që i përkasin flotës ajrore iraniane duket se nuk janë më në formën e tyre më të mirë.