Cisse e mbyll karrierën në Amerikë

Djibril Cisse ka filluar të mendojë qysh tash se ku dëshiron ta përfundojë karrierën. Sulmuesi francez ka kontratë deri në qershor të vitit 2014 me Queens Park Rangers, ndërsa pas kësaj aventure, ai e ka ndërmend të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në kampionatin MLS, për ta mbyllur karrierën, të cilën e përshkuan lëndimet, problemet dhe lëkundjet në formë.
“Nuk jam lodhur duke luajtur. Dua të luaj edhe 3-4 vjet në nivele të larta. Pas eksperiencës në QPR, dëshiroj të rikthehem në Francë dhe t’i kaloj 100 gola në Ligue 1. Pastaj, dua ta mbyll karrierën në SHBA. Është një vend që më tërheq shumë”, tha Cisse për
TvMag.