Buffon, përjetë në Juventus

Gianluigi Buffon e ka ndërmend ta përfundojë karrierën e lavdishme në Juventus. Pas angazhimit të dyfishtë me Kombëtaren në kualifikimet për Botërorin 2014, portieri italian është i gatshëm të lidhet me Bianconerët përjetë.
Kontrata e tij përfundon vitin e ardhshëm, ndërsa ai mund ta vazhdojë atë deri në vitin 2016, kur do t’i ketë 38 vjet.
Marrëveshja në mes të të dyja palëve është arritur dhe tash pritet vetëm nënshkrimi i saj. Kushedi, në të ardhmen Buffon mund t’i kalojë edhe të dyzetat ende në fushën e blertë, duke e ndjekur rrugën e legjendës italiane, portierin Dino Zoff.