City mund ta mposht Realin

Sergio Aguero insiston se Manchester City ka kualitete për ta mundur Real Madridin, kur dy skuadrat do të takohen në Santiago Bernabeu të martën e ardhshme, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
“Unë nuk kam fituar kurrë ndaj Realit, sa isha në Atletico, prandaj shpresoj që me Cityn mund t’i mposhtim”, theksoi sulmuesi argjentinas për Daily Express. “Do të jetë e vështirë. Momentalisht, Reali e Barça janë ekipet më të mira në botë, por edhe ne kemi ekip të mirë”, shtoi ai.
Aguero insiston se ‘Citizens’, krahas Premierligës, mund të jenë të suksesshëm edhe në Evropë.