E Shtunë, 31 Tetor 2026

Granero, s’është pishman që e la Realin

Përforcimi më i ri i Queens Park Rangers, Esteban Granero nuk i ka rënë aspak pishman që u largua nga Real Madridi.

Mesfushori spanjoll konsiderohet si përforcimi më i madh i ekipit nga Premierliga, i cili gjatë verës mori edhe Jose Bosingwan, Park Ji-Sung e Julio Cesar.

“Ta lija Realin, nuk më shkaktoi ndonjë traumë. Kam ushtruar që nga mosha tetë vjeçare, duke menduar se një ditë do ta shoh veten në ekipin e parë, por në fund nuk e menaxhova këtë”, ka thënë Granero për ‘Marca’.

“Tash jam i involvuar në projektin serioz, jam i impresionuar. Londra është një qytet i shkëlqyer, me miks kulturash”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›