Galliani: Barcelona e Reali, nga një planet tjetër

Zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani ndien se për Rossonerët është e pamundur të luftojnë me ekipe si Barcelona dhe Real Madridi në Ligën e Kampionëve.
68 vjeçari beson se gjiganti i Serie A ka atë çka i nevojitet për të luftuar në kampionatin italian, por e pranon se dy klubet më të mëdha spanjolle kanë diçka më shumë.
“Milani mund të luftojë me ekipet tjera italiane, sipas meje, por gjërat janë më ndryshe në Evropë. Ekipet si Barcelona e Real Madridi, janë nga një planet tjetër”, ka thënë Galliani për të përditshmen italiane, ‘Corriere dello Sport’.
Ai më pas ka folur edhe për gjendjen fizike të Alexandre Patos, duke treguar se përfaqësuesi brazilian pritet të rikthehet shumë shpejt. “Pato? Ai po shërohet mjaft mirë. Pres që të rikthehet në fushë sa më shpejt”, shtoi ai. Milani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës të shtunën, ku do të përballen me Atalantan.