Zbulohet komploti kundër qeverisë së SHBA-së?

Një hetim për vrasje të dyfishtë në juglindjen rurale te Georgias ka nxjerrë në drite ekzistencën e një grupi anarkist në bazën ushtarake të “Fort Stewart”-it, qëllimi i të cilit ishte rekrutimi i anëtarëve të ushtrisë dhe grumbullimi i armëve të sofistikuara, për të rrëzuar qeverinë federale, e sipas disa raporteve, edhe për te vene ne shënjestër presidentin Barack Obama.
Akuzat janë tepër të renda dhe nga shume ekspertë janë pritur me skepticizëm, edhe pse vrasjet e kryera nga te rinjtë, tregojnë se sa të rrezikshëm mund të ishin ata.
Sipas prokurorëve, katër anëtarë të grupit ekzekutuan një ish-pjesëtar, Michael Roark dhe të dashurën e tij 17-vjeçare, sepse kishin frike mos jepnin informacion mbi aktivitetin dhe planet e tyre.
Një prej të ndaluarve, ushtari Michael Burnett, u deklarua fajtor për vrasje pa paramendim e për sulm me bombë. Burnett pranoi përpara gjykatësit të çështjes se Roark, qe sapo kishte lënë ushtrinë, ishte në dijeni të planeve të grupit dhe u vra që të mos i zbulonte ato.
Sipas organit të akuzës, të rinjtë kishin blerë armatime dhe materiale për prodhim bombash me vlerë 87.000 dollarë.