E Diel, 1 Nëntor 2026

City ndëshkon Tevezin me katër javë mospagesë

Manchester City ka publikuar dënimin me heqje të pagës për katër javë për sulmuesin Carlos Tevez, për shkak të refuzimit të tij për t`u stërvitur në ndeshjen kundër Bayern Munich.

"Pas hulumtimit të detajuar dhe dëgjimeve, paneli disiplinar ka mbështetur akuzat për sjellje të pavend".

"Si rezultat Carlos Tevez është ndëshkuar dhe është pezulluar për një periudhë prej dy javësh (që tashmë është kaluar). Ai ka pranuar një paralajmërim me shkrim për sjelljet e tij në të ardhmen", thuhet në deklaratën e Cityt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›