E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Kasolli: Ja si punon Ajaksi me moshat

/* */

Dash FRASHERI - Kombëtaret e moshave në Shqipëri, ato U-17, U-19, por dhe U-21 kanë bërë një paraqitje të pëlqyeshme në Europë, duke arritur rezultate pozitive, madje ajo U-17, e drejtuar nga boshnjaku Xhemal Mustedanagiç kaloi në turin e tytë eliminator, Elite Round. Në fakt, një sukses i arritur, kur sistemi i moshave, dhe, për më tepër infrastruktura sportive lë shumë për të dëshiruar në raport me vendet fqinjët tanë, si Maqedonia, Mali i Zi, apo dhe më gjerë si Serbia, Greqia, Kroacia, për të mos folur për vendet më një zhvillim cilësor të lojtarërëve të rinj, si Gjermania, Spanja, Zvicra, apo Holanda. Pikërisht, për mënyrën sesi operon Holanda me futbollistët e moshave, gazeta “Telegraf” bisedoi me një trajner shqiptar, Arben Kasollin, i cili qysh nga viti 1992, jeton dhe punon në Holandë me ekipet e moshave, dhe së fundi ka krijuar në akademi për përgatitjen e portierëve, me synim tregun holandez, anglez, gjerman. Arben Kasolli është i vetmi trajner i huaj portierësh në Holandë, nga duart e të cilit kanë dalë portierë të një niveli të lartë, të cilët janë pjesë e skuadrave të ndryshme holandeze. Shqiptari ka punuar edhe në akademinë e legjendës holandeze Johan Cruijff , "Cruyff Court", si dhe në atë të yllit të Milanit, Klarens Sedorf

Arben Kasolli, mirëserdhët në gazetën “Telegraf”. Karriera juaj si trajner në Holandë është shumë intriguese, dhe po e tillë është dhe ajo si portier në kampionatet të niveleve të ndryshme holandeze. Si ratë në kontakt me ekipin e madh të Ajaksit?

Me lejoni të flas shkurt për karrierën time në Shqipëri. Kam luajtur si portier me Naftëtarin, qysh 18 vjeç dhe në kohën kur isha në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive, më pas me Tiranën për t’u transferuar në Greqi, të PAS Janina. Në vitin 1992 ika në Holandë, pas martesës me një vajzë holandez, dhe aty vazhdova karrierën si portier. Portieri i tretë te Ajaksi, në kohën kur Edvin van der Sar ishte në kulmin e tij, dhe më pas HFC Haarlem, AZ Alkmaar, Fortuna Sittard, NEC Nijmegen dhe Almere Siti, në fundin e karrierës sime. Almere Siti, që dikur quhej Omniuorld, është një ekip satelit i Ajaksit. Nisa të punoj si trajner portierësh në akademinë e tyre. Brenda vitit të parë, nxora katër portierë moshash.

Cilat ekipe i morrën ata?

Dy i mori Ajaksi, një shkoi te Alkmar dhe një tjetër te Utrehti. Ishin portierë cilësorë dhe të mirëpërgatitur dhe kjo më krijoi mundësinë që punoj te Ajaksin, për disa vite në shërbim të Ajaksit, ndërsa tani punoj për Ado Den Hag, një tjetër klub i Supeligës holandeze.  Njëri nga ata tani, edhe pse është 15 vjeç, quhet Tom Salimi, luan me ekipin U-21 të ADO Den Hag. Një portier, i cili është në fokusin e Barcelonës, Mançester Juanitid, Liverpuli dhe Fulhami. Natyrisht, që ruaj ende shumë lidhje, duke filluar nga ish-trajneri Martin Jol, Deni Blind, Brajan Roj, Xhon van den Bron, i cili tani është trajneri i Viteses.

Ajaksi njihet si një nga shkollat më të mira në botë, përsa u përket punës dhe zhvillimit të lojtarëve të moshave. Si seleksionohen lojtarët atje?

Në Holandë ka me mijëra klube. Thuajse luajnë të gjithë futboll. Të paktën janë 10 mijë fëmijë të moshës 10 vjeç, 10 mijë të tjerë të moshës 11 vjeç, e me radhë. Është e natyrshme që të dalin 2-3 lojtarë të talentuar. Ajaksi është një nga tre klubet më të rëndësishme në Holandë, së bashku edhe me PSV Eindhovenin dhe Fejenordin. Përsa u përket moshave, dua të përmend vetëm një fakt. Janë 50 skauter, që merren me zbulimin e fëmijëve të talentuar, dhe kjo për një hapësirë me reze jo më të madhe se 25 km nga Amsterdami. Kështu është rregulli në Holandë, kjo dhe për shkak të frenkuentimi të shkollës nga ana e fëmijëve. Këtu nuk fus numrin e skauterve të jashtëm, të cilët janë thuajse në gjithë botën dhe punojnë për llogari të Ajaksit, dhe synojnë të rekrutojnë me sistemin që luan Ajaksi. Normalisht, mbajnë lidhje edhe me akademinë time, “Kasolli Goalkeeping Academy”, në rastin kur kërkojnë që të zhvilloj portierët.

Cili është sistemi kategorive të kampionateve në Holandë, për sistemin e moshave?

Një ekip si Ajaksi apo Ado Den Hag ka 11 ekipe zinxhir moshash. Janë katër kategori, të cilat po të përdor një shprehje shqiptare, luajnë për qejf. Ndahen në A1-A2 (18 vjeç), B1-B2, e kështu me radhë deri te E-Top, që është mosha 8-9 vjeç. Janë të gjithë holandezë, vetëm ndonjë talent i moshës 14-15 vjeç mund të jetë nga vende të tjera. Një rast i tillë është danezi Kristian Eriksen, sot 19 vjeç, por që Ajaksi e bleu në moshën 17 vjeç. Shënoi gol në Ligën e Kampioneve, kur të mërkurën Ajaksi fitoi me Dinamon në Zagreb. Atje mendojnë 24 orë si të nxjerrin talente. Nëse do të hiqja një paralelizëm, ka ngjashmëri me sistemin tonë të ekipeve zinzhir para viteve 1990, por me një infrastrukturë dhe metodologji më të avancuar. Unë vetë kam dalë nga shkolla “Kushtrimi i Lirisë”, përpara se të shkoja në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive.

Sa lojtarë testohen në vit te Ajaksi?

Jashtëzakonisht shumë. Testohen me mijëra lojtarë të rinj çdo vit. Në muajin shkurt, në Amsterdam zhvillohet “Dita e talenteve”, ku regjitrohen lojtarë deri në moshën 12-13 për të zhvilluar teste pranimi. Pas disa seleksionimesh të forta, merren nga 2-3 lojtarë për çdo pozicion. Por, kjo bëhet mbi bazën e mijëra lojtarëve. Klubi ka si filozofi zhvillimin e lojtarëve të tij, dhe në pak raste blen lojtarë të gatshëm. Më i fundit, ishte blerja e Erkan Sulejmanit, në shifrën e 15 milionë eurove. Kjo u quajt një shmangie nga filozofia e klubit.

Klubi ka fituar 30 tituj kampionë në Holandë dhe katër herë Ligën e Kampioneve. Sa ndikon kjo te lojtarët e rinj?

Lojtarët mësohen qysh të vegjël të jenë krenarë, për fanellën që mbajnë. I mësojnë të jenë arrogantë, kjo në kuptimin e personalitet. Ka një konkurrencë shumë e fortë. Mënyra si ti punon në klub, e për më tepër sesi paraqitesh jashtë tij, është e veçantë. I bëjnë të ndihen krenarë. Barcelona, së fundi mori një lojtar 15-vjeçar të Ajaksit, por me gjithë familjen e tij. Aston Vila i mori ADO Den Hagut një lojtar 14 vjeç. Den Hag e ka buxhetin vetëm për moshat mbi 1 milionë euro, ndërsa për ekipin e parë shkon mbi 25 milionë euro. Ka lojtarë të rinj, që edhe pse blihen 80-90 mijë euro, ata mund të shiten deri në 4 milionë euro. Bëhet fjalë për fitim jo të vogël.

“Arkëtarët” holandezë kanë nxjerrë shumë lojtarë të mëdhenj. Cilët janë më të dashur në Holandë?

Është një listë e gjatë, thuajse janë të gjithë aty. Luajnë role trajnerësh moshash, këshilltarësh apo skautersh. Sjak Svart është një nga legjendat. Është lojtari që ka bërë më shumë ndeshje me Ajaksin (mbi 600) dhe ka fituar 3 herë Ligën e Kampioneve. Tani merret me zbulimin e talenteve. Dikur pohoi për mediat holandeze, se ishte ai i pari që e kishte parë Mesin në Argjentinë, përpara se atë merrte Barcelona. Një tjetër emër i madh është Rinus Mishels, të cilin në Holandë e quanin “Gjenerali Mishels”. Mund të përmend edhe lojtarë të tillë, si Johan Krujf, Xhoni Rep, Ronald Koeman, vëllezërit De Boer, Frenk Rajkard, Edgard Davids, etj.

Kush punon në drejtimin e skuadrës?

Frenk de Boer, i cili ka luajtur me Akaksin dhe Barcelonën, dhe është lojtari i dytë me më shumë ndeshje me Kombëtaren, është trajneri aktual, por ekipi i parë ka në staf disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit holandez dhe në botë. Denis Bergkamp, tani është zëvendëtrajner dhe merret me sullin, Jap Stam me mbrojtjen, Brajan Roj anagazhohet vetëm për goditjet nga këndi. Kjo filozofi loje përcillet edhe te moshat e reja. Aplikohet një sistem vertikal të taktikës. Unë vetë u jap një herë në javë seanca specifike portierëve të ekipeve të moshave të Ajaksit. Unë i kam çuar dy portierë Ajaksit.
A ka futbollistë shqiptarë në Holandë?

Po është Juri Kadiu. Një mesfushor 17-vjeçar, i cili luan me Ado Den Hag. Është përshtatur shumë mirë me sistemin holandez, dhe te Den Hag luan në disa role. Në Holandë, lojtarve u mësojnë nga dy-tre pozicione. Për momentin, ka shfaqur interesim Fulhami në Angli. Gjithsesi, ka dhe disa lojtarë kosovarë, por që kanë ardhur nga kampionate si Suedia, Norvegjia, Danimarka, apo Finlanda.

* * *

“Kasolli Goalkeeping Academy”

Ish-portieri shqiptar ka themeluar në vitin 2009 “Kasolli Goalkeeping Academy”, ku në të përgatiten portierë të rinj, në shërbim të klubeve të Ajaksit dhe Adi Den Hagut. Por si arriti që një shqiptar të hapë një akademi në Holandë, për me tepër me investime private. “Duke parë interesimin e Ajaksit, ADO Denhagut, Almeres, Utrehtit për portierë moshash, vendosa ta hapja akedeminë time. Në vitin e parë kisha 113 portierë, por tani punoj me 35, kjo dhe për faktin se tani punoj me kohë të plotë të ADO Den Hag. Kam mbajtur më profesionistët dhe që janë të ekipeve që përmenda më lart”, - thotë Kasolli, i cili punon që nga viti 1999, si trajner portierësh. “Në Holandë u befasuan jo pak, pasi ishte e para që u hap nga individ dhe jo nga një klub. Akademia mban emrin tim: ‘Kasolli - Goalkeeping Academy’, ndërkohë që shumë media këtu i kënë bërë jehonë. Qëllimi është të furnizojmë me portierë ekipe të tilla si Ajaksi, PSV Eindhoven, AZ Alkmar, Ultreht”, - tha Kasolli.

“Olimpiku”, sateliti holandez i Ado Den Hag

Eksperiencat e para, për mbështetjen e projekteve të klubeve të mëdha në Shqipëri nuk mungojë. “Milan Junior Camp Albania”, një iniciativë e kampionëve të Italisë, Milanit, në partneritet me kompaninë “Taçi Oil International”, është në vitin e tretë. Por, shumë në Tiranë do të kemi një ekip me nuanca “portokalli”. Shumë shpejt, “Olimpiku”, një skuadër që militon aktualisht në Kategorinë e Dytë do të ndërtojë një sistem zinxhir në modelin e “tulipanëve” të Ajaksit të Amstermamit, Ado Den Hag, PSV Eindhovenit, pra shkolla do të jëtë në modulin 4-3-3. “Do të aplikohet me ekipet e moshave, - tha Kasolli. – Pas pak javësh në Tiranë do të vijë Kornelius Jol, menaxheri i operacioneve futbollistike, e që është vëllai i ish-trajnerit të Ajkasit, Martin Jol, tani në detyrën e teknikut të Fulhamit në Angli”. Gjatë muajve dhjetor-janar do të kryen edhe testimet e kandidatëve, pra fëmijë në moshë të voglël. “Përveç disa trajnerëvë, të cilët do të vinë enkas nga Holanda, për të hedhur edhe bazat e metodologjisë holandeze të stërvitje, do të vijë edhe një skaut, një zbulues talentesh. Ky i fundit do të vëzhgojë një numër të madh fëmijësh, prej të cilëve do të përzgjedhë më të mirët. Kjo iniciativë e Olimpikut është e mbështetur nga biznesmeni i njohur Nard Kadiu. Do të krijohen e rriten sportistë, duke filluar nga ato U-10, U-15, U-17 e me radhë deri te ekipi i parë. Olimpiku do të këtë lidhje direkte më Ado Den Hag, apo dhe Fulhamit në Angli, që nga ana e tij bashkëpunon ngushtë me skuadrën holandeze. Ka shumë talente në Shqipëri”, - shpjegon Kasolli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›