E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë arsyet që shkarkuan Mirel Josën

/* */

Mirel Josa nuk është më trajneri i Vllaznisë, duke u bërë tekniku i tretë që largohet nga një klub i Superligës gjatë këtij sezoni. Më parë, janë shkarkuar dy trajnerë: Shpëtim Duro i Skënderbeut, i zëvendësuar nga çeku Stanislav Levi, dhe Përparim Daiu i Tomorit, i pasuar nga Eqerem Memushi. Që të dy pas ndeshjeve të javës së katërt.

Bordi Mbikqyres i KF Vllaznia sh.a. vendosi ta shkarkojë Mirel Josën, pas vetëm gjashtë javëve të para të këtij sezoni. Bashkë me largimin e Josës, Bordi penalizoi me 30 për qind të rrogës mujore lojtarët e Vllaznisë, për numrin e pakët të pikëve të grumbulluara në gjashtë javët e luajtura: 7 pikë, ku spikasin tri humbje në transfertë, e për më tepër djeg shumë ajo me Kamzën (1-0) në javë e dytë.

“Në përfundim të analizave, administratori Kujtim Shaba dhe drejtori sportiv i KF Vllaznia sha.a., Armir Grima, dolën edhe në propozimin konkret per shkarkimin e trajnerit Mirel Josa”. thuhej në komunikatën e shpërndarë për mediat. Janë pesë argumentë që e shkarkuan Josën. Bordi nisi edhe negociatat për emërimin brenda një kohë sa më të shkurtër të trajnerit të ri. Deri sa të gjendet ai, ekipi do të drejtohet nga zëvendëstetrajneri aktual, Elvis Plori. Bordi Mbikqyres dhe drejtuesit teknikë të KF Vllaznia sh.a. falenderojnë trajnerin Josa për punën e kontributin e dhenë në drejtimin e ekipit dhe i urojnë karriere të mbarë profesionale.

“Bordi Mbikqyrës dhe drejtuesit teknikë të KF Vllaznia sh.a. rikonfirmojnë mbështetjen e plotë të ekipit për arritjen e objektivave të sezonit: Superligën, Kupën e Shqiperise dhe Kupat e Europës”, - vazhdon më tej deklarata. 

Ftojmë sportëdashësit e zjarrtë të Vllaznisë ta mbështesin ekipin e zemrës duke besuar se shumë shpejt kuqeblutë do të jeëe në nivelin e objektivave të sezonit.

Ish-trajneri Josa ka fajësuar edhe mungesën e fatit në largimin e tij pasi me ndonjë pikë më tepër, gjërat do ishin ndryshe. Megjithatë ai ka thënë fjalët më të mira për raportet me futbollistët, tifozët, gazetarët dhe gjithë të tjerët. Ka falenderuar ish-presidentin Fushaj që i besoi drejtimin e skuadrës por edhe drejtuesit aktualë të klubit për bashkëpunimin që kanë patur me ta. Mirel Josa do të mbahet mend gjatë për punën e bërë dhe seriozitetin e shfaqur gjatë punës së tij, në herën e dyte që e drejtoi skuadrën shkodrane.

PESE ARSYET

Arsyeja 1: Rezultatet e dobëta dhe renditjen larg objektivave te fillimit të sezonit. (Komenti: Vllaznia ndodhet në vendin e tetë më 7 pikë, duke pasur një bilanc të dobët për emrin e saj, 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje).

Arsyeja 2: Atmosfera jo e mirë e krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymes se grupit, e domosdoshme për arritjen e objektivave. (Koment: Ka pasur deklarime dhe kundërdeklarime të lojtarëve).

Arsyeja 3: Pamundësinë e menaxhimit teknik të ekipit në kushtet aktuale. (Koment: Mirel Josën e solli si trajneri ish-presidenti Valter Fushaj, dhe besohej se ishte nën influencën e tij. Arriti të kalonte një tur në Ligën e Europës).

Arsyeja 4: Mungesën e alternativave konkrete për ndryshimin e situatës për rikthimin e shpejtë të Vllaznisë në nivelet që kërkojmë të gjithë. (Koment: Josa pati shpesh edhe lojtarë kundër).

Arsyeja 5: Qëndrimin publik në kundërshtim me objektivat që ka shpallur KF Vllaznia sha.a. për sezonin. (Koment: Ish-trajneri Josa në deklarimet e tij të fundit, shfaqi një qëndrim dyshues në lidhje me mundësinë e fitimit të kampioantit).

Josa: “Vllaznia, në zemrën time”

“Shkodra dhe Vllaznia do të mbesin gjatë në mendjen time. Kjo eshte deklarata e dhënë nga trajneri Mirel Josa, vetëm pak çaste pas shkarkimit dhe largimit përfundimtar nga Shkodra.  Josa, një trajner me personalitet të fortë, nuk ka dashur të bëjë polemika. “Do të veproj kështu sepse po të flas, fjalët e mia do të keqinterpretohen dhe i bëjnë dëm skuadres”- citohet Josa nga portali sportiv në internet, “Shkodra Sport”.

SEZONI 2011-2012
NDESHJET E VLLAZNISË

Java 1     Vllaznia-Laçi        3-1
Java 2    Kamza-Vllaznia         1-0
Java 3    Vllaznia-Teuta        3-1
Java 4    Kastrioti-Vllaznia    2-1
Java 5    Vllaznia-Tirana        2-2
Java 6    Flamurtari-Vllaznia    1-0

Bilanci: 6 ndeshje, 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje, 7 pikë

Lëvizjet e sezonit 2011-2012

TOMORI
Përparim Daiu (java 1-4), Eqerem Memushi (nga java e 5-të)

SKËNDERBEU
Shpëtim Duro (java 1-4), Stanislav Levi (nga java e 5-të)

VLLAZNIA
Mirel Josa (java 1-6). Pasuesi, ende i panjohur

KONFIGURIMI AKTUAL I BANKINAVE

Tirana        Hulian Rubio (spanjoll)
Teuta            Hasan Lika
Kastrioti        Ramadan Ndreu
Flamurtari        Edmond Lutaj
Laçi            Nevil Dede
Shkumbini        Kristaq Mile
Bylis         Naxhi Shensoj (turk)
Vllaznia        (Elvis Plori, i komanduar)
Pogradeci        Ylli Çekiçi
Skënderbeu        Stanislav Levi (çek)
Apolonia        Stavri Nica
Tomorri        Eqerem Memushi
Kamza            Ernest Gjoka
Dinamo        Faruk Sejdini

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›