Junajtid në krizë, Uejn Runi feston në pub
Vetëm një futbollist i Mançester Junajtid ishte në humor për të festuar pas goditjes shkatërrimtare që kampionët e Anglisë morën në derbin me Sitin, të humbur me rezultatin 1-6. Përfshi Rio Ferdinand, në të shkuarën në qendër të skandaleve për jetën e tij të natës, anuloi planet për të shkuar në “Ëembley” për të parë një ndeshje të futbollit amerikan. Megjithatë, nuk mendoi kështu ylli i Junajtid, Runi, i cili pas ndeshjes vendosi të shkonte në një prej lokaleve të natës më të njohur të qytetit, në shoqërinë e tre futbollistëve të Sitit, Berri, Hart dhe Baloteli. Në mbrojtje të tij, Runi mund të përmendë vetëm faktin se mbushte 26 vjeç ditën e ndeshjes, por është e vështirë që tifozët ta kuptojnë këtë argumentim. Humbja 1-6 ishte më e rënda e pësuar ndonjëherë nën drejtimin e Sër Aleks Ferguson dhe më e thella e regjistruar në të gjithë historinë në përballjet me rivalët e të njëjtit qytet.