E Shtunë, 31 Tetor 2026

City pas Falcaos

Radamel Falcao është bërë objektiv i shumë skuadrave të njohura evropiane, si rezultat i paraqitjeve mahnitëse me Atletico Madridin sezonin që shkoi dhe këtë fillim edicioni.

Sipas medieve britanike, kampioni aktual anglez Manchester City ka bërë gati 50 milionë euro, për ta bërë të vetin sulmuesin kolumbian.

Ndërkohë, menaxheri Roberto Mancini është i gatshëm që ta ofrojë në këmbim njërin nga sulmuesit, Edin Dzeko apo Mario Balotelli, për t’ia bërë vendin në ekipin e tij ish sulmuesit të Portos. Për Falcaon, interesim ka shfaqur edhe kampioni evropian, Chelsea.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›