Dell: Ekonomia e Kosovës, e ndikuar nga Qeveria

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell ka thënë se është një fakt pikëllues se ndërhyrjet politike në Korporatën Energjetike të Kosovës e bëjnë të pamundur shkarkimin e punonjësve nga përformanca e dobët.
Të hënën u mbajt forumin publik “Privatizimi i shpërndarjes dhe furnizimit të KEK-ut: Përmirësimi i sigurimit të furnizimit në Kosovë për një rritje ekonomike”, ku u vlerësua se procesi i transferimit të distribucionit të KEK-ut në duart sektorit privat është mese i domosdoshëm që të ketë një furnizim të qëndrueshëm të energjisë elektrike dhe do të krijonte një ambient më të favorshëm për biznesin.
Ambasadori i SHBA-së, Kristofer Dell ka thënë se ekonomia e Kosovës është e ndikuar shumë nga qeveria, duke shtuar se qeveria e ka trashëguar këtë situatë nga UNMIK-u dhe gjithsesi nga koha e ish-Jugosllavisë.
Sipas ambasadorit, gjersa roli i qeverisë në ekonomi do të jetë kështu, do të ngulfaten ndërmarrjet private, po ashtu shteti do të vuan nga kjo, sepse nga detyra kryesore e saj qeverisja hapet në lëmit dhe korrupsionet që janë pashmangshmëritë të shoqëruara në ndërmarrjet e mëdha publike që krijojnë para të gatshme.
Ambasadori Dell e sheh si të nevojshme kalimin e distribucionit të KEK në duart e sektorit privat, në mënyrë që të ketë në modernizim dhe furnizim të energjisë elektrike.
“Procesi i transferimit të distribucionit të KEK-ut në duart sektorit privat, paraqet një hap momental drejt funksionimit të Kosovës për rritje ekonomike. Së pari transaksionet e ndërtuara me kujdes dhe të tërheqin partnerë të kualifikuar me kapital ndërkombëtar në kohë kur Kosova nuk ka as përvojë teknike, e as fonde për të bërë një modernizim të tillë vet”, ka theksuar ambasadori Dell.
Po ashtu Dell ka dhënë kritika për ata që kundërshtojnë një privatizim, dhe ka shtuar se disa e kritikojnë Qeverinë për korrupsion në ndërmarrjet publike dhe njëkohësisht kërkojnë mos privatizimin e këtyre ndërmarrjeve, duke e quajtur këtë një metodë të menduarit të vjetër.
“Tenderët të punuar si duhet dhe në mënyrë të kujdesshme për privatizimin e distribucionit të Kosovës, janë zgjedhjet e vetme të cilat unë i kam në mend për një energji afatgjatë dhe qëndrueshme të shtetit, dhe për të eliminuar dukurin korrupsionit, e cila është duke shkatërruar Kosovën aktualisht. Për tej kësaj furnizimi i çrregullt dhe i pa parashikueshëm i energjisë në Kosovë vazhdon t’i detyrojë kompanitë të lënë biznesin dhe të shkurajon mijëra ndërmarrës të rinj për nisje të biznesit të ri”, ka thënë ai.
Për më tepër ambasadori ka thënë shumë qartë se as SHBA-të, as Banka Botërore dhe as BE-ja nuk janë të gatshme që të mbështesin një projekt të ndërtimit të termocentralit të ri prej njëmijë megavatesh në këtë kohë.
Dell ka shtuar se është një fakt pikëllues se ndërhyrjet politike në KEK e bëjnë të pamundur shkarkimin e punonjësve nga performanca e dobët.
Ai ka pohuar se rrjeti i telave të transformatorëve që dërgojnë energji te konsumatorët janë duke u amortizuar dhe u vjetruar dhe duhen qindra milionë euro investime të domosdoshme.
Nga ana tjetër kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se privatizimi është i nevojshëm, sepse largon qeverinë nga subvencionet për KEK-un.
“Shërbimet e përmirësuara dhe qëndrueshmërinë në furnizim me energji elektrike për të gjithë, eliminimin e subvencioneve në sektorin e energjisë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës dhe nga donatorët, në mënyrë që të fokusohemi në prioritet e tjera sociale, krijimi i një klime më të favorshme për investitorët potencial, jo vetëm në sektorët e energjisë, për të stimuluar vendet e reja të punës në të ardhmen”, ka deklaruar Thaçi.
Për të arritur këto objektiva të rëndësishme, Thaçi ka shtuar se Qeveria e Kosovës me aprovimin e Kuvendit të Republikë ka iniciuar dhe autorizuar Komitetin ndërministror për privatizimin e distribuimit të KEK-ut.
Ndërsa ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala ka theksuar se futja e sektorit privat në distribucionin e KEK-ut është parakusht për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për involvimin e sektorit privat në distribucionin e KEK-ut, sidomos në rrethanat aktuale, ku furnizimi i rregullt me energji elektrike është parakusht për prosperimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka theksuar Shala.
Ministri i Ekonomisë ka shtuar se shkëmbimi i ideve dhe përvojave që do të dalin nga ky forum, do të ndihmojë qeverinë e vendit të gjejë mekanizma më të mirë për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe regjionin.
Për më tepër ai ka shtuar se kjo do të ndikojë në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi dhe ofrimin e shërbimeve më të mira. Shala ka theksuar se infuzioni kapitalit privat dhe menaxhimit privat do të lehtëson kufizime fiskale me të cilat ballafaqohet Kosova si shtet i ri dhe do të rris efikasitetin e përmirësimit të infrastrukturës publike në përgjithësi.
Ai tha se qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të josh pjesëmarrjen e sektorit privat përmes një procesi tenderues, plotësisht transparent sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, i cili do të jetë i hapur dhe korrekt me të gjithë konkurruesit. /kosovapress/