E Shtunë, 31 Tetor 2026

Civici: Qeveria, represive ndaj biznesit

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi dje represionin që qeveria e djathtë, sipas saj, vazhdon të ushtrojë ndaj Komunitetit të Biznesit. Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë në këtë parti, Adriana Civici, vlerësoi se përpjekjet e përsëritura për të miratuar P/L "Për procedurat tatimore" janë shembull i qartë që dëshmon hapur se qeveria vazhdon linjën e saj. "Është e patolerueshme vënia në zbatim nga ana e qeverisë e një legjislacioni në kundërshtim të plotë me praktikat dhe vërejtjet e BE-së", u shpreh Civici. LSI denoncon se kjo qeveri në të kundërt të show-ut të saj politik, marrëdhëniet shtet-biznes i ka më të përkeqësuara se kurrë. "Korrupsionin, abuzivitetin dhe qëndrimet arbitrare legjislative dhe ekzekutive po i përdor si bazë ligjore për gjobitjen e biznesit vendas, dhe me këto praktika po kthen metodat e diktaturës në menaxhimin e ekonomisë", konstatoi Civici.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›