E Diel, 1 Nëntor 2026

Civici Shqiperia gjeti receten e duhur per te perballuar krizen ekonomike

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici i ftuar në ABC News foli rreth situatës ekonomike në vend dhe në Europë.

Ai theksoi se Shqipëria gjeti recetën e duhur për të përballuar krizën ekonomike dhe se çelësi i suksesit ishin privatizimet e suksesshme si dhe mbështetja e biznesit.

Ndërkohë që lidhur me situatën ekonomike në Europë, Civici theksoi se Europa ka dy javë kohë për të zgjidhur problemin e krizës ekonomike.

I pyetur mbi kërkesën e PS për uljen e TVSH-së për shportën, Civici ka theksuar se ulja e cmimeve të mallrave ushqimor, ka efekte positive, por në rastin e Shqipërisë nuk mund të aplikohet.

Lidhur me raportin të ardhura -shpenzime, Civici ka thënë se për mosrealizimin e të ardhurave nuk mund të fajsojmë modelin ekonomik, por duhet të tregohemi më të kujdesshëm që parashikimet të jenë në përputhje edhe me realizimet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›