Xhepa: Tetori, test për financat publike
Eksperti në fushën e ekonomisë, deputeti i PD-së, Selami Xhepa, e konsideron muajin tetor si një test për financat publike. Duke iu referuar termave të buxhetit aktual në lidhje me arritjet e 8 muajve të parë të vitit, Xhepa shpjegon rënien e të ardhurave gjatë muajve të fundit me ndikimin gjithnjë e më tepër të efekteve të krizës globale, sidomos ato të vendeve fqinje. Sipas tij, është shpejt për të folur për një ndërhyrje në buxhet, pasi duhet të priten rezultatet sesi do të menaxhohen shpenzimet publike gjatë muajve të ardhshëm.