Rrëfimi befasues: Çdo natë ëndërroj për një recesion
Një tregtar me emër i bankës së njohur City, i ka lënë me gojëhapur teleshikuesit kur ka pranuar se ata nuk e çajnë shumë kokën për perspektivën e ekonomisë. Alessio Rastani i la pa fjalë dhe prezantuesit e BBC kur tha se shpresonte të përfitonte nga recesioni.
Nuk e qeverisin botën qeveritë- atë e qeveris Goldman Sachs, tha ai. Rastani tha se kishte ëndërruar që prej tre vitesh këtë moment kur ekonomia botërore të hynte në ujëra të turbullta.
Nuk na intereson nëse e zgjidhin këtë krizë apo jo. Puna jonë është të bëjmë para nga kjo. Më duhet tu rrëfej: çdo natë në krevat ëndërroj që të ketë një tjetër recesion, një moment si ky, tha Rastani.