E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjenca e Spitalit ne Shkoder pret 50 raste ne dite

Në Shkodër, urgjenca e spitalit po përballet me një fluks qytetarësh të cilët paraqesin probleme kardiovaskulare.

Rreth 50 pacientë paraqiten çdo ditë në urgjencën e këtij spitali, i cili sipas mjekëve është një situatë e përballueshme.

Mjeku i urgjencës së spitalit rajonal të Shkodrës, Ylber Zama deklaron se ky fluks është i përballueshëm për stafin mjekësor të spitalit.

Urgjenca e spitalit Rajonal të Shkodër gjatë sezonit veror përballon fluksin e rasteve deri në 150 brenda një ditë, por me modernizimin e saj kohët e fundit menaxhimi i rasteve është i përballueshëm.

Ndërkaq ajo që është më shqetësuese edhe për mjekët, është mungesa e kontrolleve për të ëmurët kronik të cilët janë rastet më të shpeshta në këtë urgjencë në këtë periudhë.

Spitali Rajonal i Shkodrës është më i madhi në gjithë rajonin e veriut të vendit i cili ndodhet në fazën e rikonstruksionit dhe në përfundim të fazës së tretë të ndërtimit të tij.

Project ky i financuar nga Banka Botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›