Civici: Sistemi bankar shqiptar, i pandikuar nga kriza greke
Sistemi bankar shqiptar është i mirëkapitalizuar dhe likuid. Ndikimi i krizës greke nuk është shqetësues për sistemin tonë bankar. Eksperti në fushën e ekonomisë, Ardian Civici shprehet se, pavarësisht se në vendin tonë operojnë një numër i konsiderueshëm bankash greke, sistemi ynë bankar nuk është i infektuar. Sipas tij, humbja prej 5 mln eurosh në raport me kapitalin prej 60 mln eurosh që mbartin këto banka në vendin tonë është një shifër jo fort e konsiderueshme, të cilën bankat tona do ta rikuperojnë shumë shpejt përmes politikave të tyre monetare. Prandaj, sipas Civicit kriza greke nuk mund ta infektojë sistemin bankar shqiptar.