E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cleveland, primat katastrofal

Nga Express më 10 shkurt 2011 në ora 18:47

Cleveland nuk di për fitore. Cavaliers e kanë pësuar edhe humbjen e 26-të radhazi, duke e barazuar rekordin negativ jo vetëm në basketboll, por në të gjitha sportet profesioniste amerikane.

Ish skuadra e LeBron James u tregua e paaftë në shtëpi në përballje me Detroit, nga i cili u mposht me rezultat 94-103. Carlos Boozer festoi në fitoren e Chicagos, pasi u kthye si kundërshtar në Salt Lake City kundër Utah Jazz.

Një Dwight Howard i shkëlqyeshëm kontribuoi shumë në fitoren e Orlandos në Philadelphia. Dallas shënoi fitore minimale në përballje me Sacramenton, ashtu si Indiana ndaj Charlotte. San Antonio nuk hasi në ndonjë problem në ballafaqim me Toronton.

Utah-Chicago 86-91
Utah: Jefferson 26
Chicago: Rose 29

Philadelphia-Orlando 95-99
Philadelphia: Williams 23
Orlando: Hoëard 30

Sacramento-Dallas 100-102
Sacramento: Dalembert 20
Dallas: Terry 22

Indiana-Charlotte 104-103
Indiana: Hibbet 29
Charlotte: Jackson 27

Golden State-Denver 116-114
Golden State: Ellis 23
Denver: Anthony 29

Washington-Milwaukee 100-85
Washington: Young 26
Milwaukee: Jennings 20

Cleveland-Detroit 94-103
Cleveland: Jamison 22
Detroit: Stuckey 22

Toronto-San Antonio 100-111
Toronto: Bargnani 29
San Antonio: Blair 28

New York-L.A. Clippers 108-116
New York: Stoudemire 23
LA Clippers: Foye 24

New Jersey-New Orleans 103-101
New Jersey: Vujacic 25
New Orleans: West 32

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›