E Diel, 1 Nëntor 2026

Cliff: Duhet të nisë urgjentisht dialogu Kosovë-Serbi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cliff, ka kërkuar nisjen urgjent të dialogut Kosovë-Serbi. Në një intervistë për mediat kosovare, Cliff ka theksuar se Londra dhe Bashkimi Europian e konsiderojnë dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë si një çështje të vonuar, dhe nisja e tij nuk mund të presë.
 

Sipas ambasadorit britanik, dialogu duhet të fillojë para zgjedhjeve që mund të mbahen në Kosovë, ndërkaq që ideja e zgjedhjeve të parakohshme, sipas tij, nuk është e mirë.
 

Cliff ka shpjeguar se plani i baroneshës Ashton për normalizim të marrëdhënieve, por edhe të gjitha angazhimet për veriun nuk do ta rrezikojnë funksionimin e Kosovës, pasi sipas tij zgjerimi i qeverisjes lokale nuk e rrezikon pushtetin qëndror.
 

Ai ka kërkuar nga shoqëria kosovare dhe mediat të flasin më shumë për zyrtarët e shtetit të përfshirë në sfera të ndryshme kriminale, që duhet të japin dorëheqje. Sipas tij, lufta kundër korrupsionit në Kosovë është e komplikuar, por nuk është e humbur.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›