Spindelegger: Kufijtë Kosovë-Serbi janë të përcaktuar

Ministri i jashtëm i Austrisë, Michael Spindelegger ka deklaruar se kufijtë e Kosovës janë të përcaktuar dhe nuk do të ketë ndryshim të tyre.
Gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm serb Ivan Mërkiç në Nju Jork, kryediplomati autriak ka theksuar se tema e kufijve të rinj nuk është në rendin e ditës.
“Kufijtë janë të përcaktuar dhe tani është e rëndësishme që brenda atyre kufijve të arrihet deri te një zgjidhje e pranueshme për të dy popujt”, ka thënë Spindelegger.
Sipas tij, Austria nuk pret që Serbia ta njohë Kosovën tani, por duhet të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme.
Ditë më parë, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale.