Njohja e Kosovës nga Timori Lindor, çështje ditësh
"Timori Lindor do të zyrtarizojë shumë shpejt njohjen e Republikës së Kosovës". Kështu ka deklaruar Ministri i jashtëm i këtij vendi pas një takimi që ka zhvilluar në New York me shefin e diplomacisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.
"Njohja e Kosovës nga Timori Lindor është çështje ditësh", ka thënë shefi i diplomacisë së këtij vendi, Jose Luissi Gutteres.
Ndërkohë Ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka zhvilluar në New York edhe takime të tjera me përfaqësues të shteteve të tjera që ende së kanë njohur pavarësinë e Kosovës.