E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia mes dy zjarreve

Ekzekutivi i qeverisë së Portugalisë ka organizuar një mbledhje urgjente për të studiuar shtimin e taksave të reja që mund të zëvendësojnë pakënaqësi të tjera që kanë shkaktuar protesta popullore në 15 shtator me manifestime në Lisbonë dhe në 30 qytete të tjera të vendit. Një zgjedhje e detyruar kjo e qeverisë, që e ka parë buxhetin e shtetit me një deficit prej 2 miliard eurosh pas vendimit të gjykatës kushtetuese e cila ka rrëzuar vendimin për bllokimin e pagave të 13 dhe 14 për nëpunësit publikë dhe për disa kategori pensionistësh. Ka dështuar gjithashtu dhe iniciativa për të ndalur nga pagat 18 për qind për shpenzimet sociale, pasi këto shpenzime kanë mbetur në 11 për qind. Plani financiar për vitin 2013 do të prezantohet në parlament në 15 tetor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›