Veriu për BE’në
Deklaratat e Nënsekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Politike, William Burns në Samitin e Kroacisë, javën e kaluar, rreth mundësisë së kushtëzimit të kandidaturës së Serbisë në fund të vitit me progresin në dialog dhe çështjen e Veriut, janë reflektuar edhe në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) të martën në Prishtinë.
Në fakt, një qasje të ngjashme me atë të diplomatit amerikan e ka prezantuar shefi i ICO’së, Pieter Feith gjatë konferencës për media me Kryeministrin Thaçi.
“Kah fundi i vitit, kur në Bruksel shtetet anëtare të BE’së do të diskutojnë progresin në dialog, kur të ketë diskutim rreth aplikacionit të Serbisë për anëtarësim, ekziston një pritje se çështja e Kosovës do të jetë pjesë e këtij diskutimi se nëse Serbia dëshiron të lëvizë përpara, duhet të ketë një marrëveshje që është konstruktive për rajonin dhe që do të na ndihmojë edhe sa i përket Veriut”, ka thënë Feith.
Grupi Ndërkombëtar Drejtues, një mekanizëm mbikëqyrës i pavarësisë së Kosovës që përbëhet nga 27 shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sipas Feithit, ka një qëndrim të qartë rreth pjesës ku kontrollin e kanë struktura të sponsoruara nga Serbia.
“Ka pajtueshmëri brenda ISG’së se nuk do të ketë ndarje, kjo nënkupton se Veriu do të mbetet në Kosovë, se nuk do të ketë dhunë dhe se po ashtu Veriu nuk do të mbetet konflikt i ngrirë”, ka thënë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...