E veja e Arkanitakuzohet përpërvetësim parash
BEOGRAD- Bashkëshortja e ve e Arkanit, këngëtarja e njohur e të ashtuquajturit “turbo folk" në skenën muzikore serbe, Svetlana Raznatovic e njohur me pseudonimin "Ceca”, është akuzuar për përvehtësim shumash të mëdha gjatë shitjes dhe blerjes së futbollistëve të ekipit “Obilic” të Beogradit, e të cilit është presidente, që kur u vra i shoqi.
Nga hetimet rezulton se e veja e Arkanit, një prej drejtuesve të botës së nëntokës dhe luftrave në ish Jugosllavi, ka përfituar 3.5 dollarë dhe 4 milionë marka gjermane nga shitblerja e lojëtarëve nga viti 2000-2003.
Midis të tjerave, këngëtarja është akuzuar për përfitime nga shitja e lojëtarit Miroslav Sariç në skuadrën e “Arit” të Selanikut për 800 000 marka gjermane, për shitjen e Nikola Lazetits në Fenerbahce për 6 milion marka dhe të Milan Obradoviç në Lokomotivën e Moskës për 3 milion marka. Por transferimi i lojëtarëve për ekipet e huaja është bërë pa deklaruar asnjë të ardhur, ndërkohë që paratë janë depozituar në një llogari bankare në emër të së motrës.
Hetimet ndaj Svetlana Raznatovic filluan në prill 2003, pas vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiç, kur gjatë një kontrolli policia gjeti në vilën e saj një sasi të madhe armësh.
(BalkanWeb)