E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti, 4 miliardë dollarë ndihma për Gazën

Kajro - Pas sulmeve të Izraelit, komuniteti ndërkombëtar u mblodh në Egjipt për të diskutuar për Rripin e Gazës. Në Konferencë krahas Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, morën pjesë edhe kryetarë shtetesh apo qeverish nga 80 vende. Ndërsa Hamasi nuk merrte pjesë në këtë konferencë.

Bëhet e ditur se në konferencë u premtua një ndihmë totale me vlerë 4 miliardë e gjysmë dollarë. I vetmi problem është mënyra se si do të dërgohet kjo ndihmë.

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton tha se janë duke bashkëpunuar me qeverinë e Palestinës për të evituar kalimin e kësaj ndihme në duar të gabuara.

Ndërsa fakti që pikat kufitare në Gaza janë të mbyllura dhe Egjipti nuk lejon kalimin për në Gaza të materialeve të ndërtimit përbën një pengesë të konsiderueshme.

Gjatë sulmeve të Izraelit që filluan në muajin dhjetor të vitit të kaluar humbën jetën 1.300 palestinezë dhe rreth 16.000 mbetën pa shtëpi.
Nga na tjetër Irani kërkoi nga Interpoli dhënien e urdhrit të arrestimit për 15 autoritete izraelite me pretendimin e kryerjes së krimeve të luftës në Gaza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›