E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: S’ka krizë humanitare në Kosovë

Shefja e diplomacisë amerikane, Hillary Clinton i kundërvihet pretendimeve ruse dhe serbe për gjoja ekzistimin e krizës humanitare në veri të Kosovës, për çka Rusia dëshiron të dërgojë ndihma.

“Ne kemi kontaktuar me OKB-në dhe të tjerët. Ata nuk raportojnë për krizë humanitare apo nevojë. Ne i inkurajojmë qytetarët e Kosovës, sidomos ata në veri që të punojnë së bashku. Sipas Kushtetutës së Kosovës atyre u garantohen të drejtat e barabarta dhe shtetësi e plotë”, ka thënë Clinton pas takimit me Presidenten e Republikës, Jahjaga.

E pyetur për këtë çështje, Jahjaga ka thënë se Kosova do të respektojë konventat ndërkombëtare për ndihmat humanitare. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›