Vendos Presidentja
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus rreth listës së propozuar nga Qeveria për ambasadorët e rinj të Kosovës, në një mbledhje me plot tensione.
Burime të Express thonë se anëtarët e Komisionit kanë zhvilluar një debat të ashpër mes veti - jo për emrat e ambasadorëve, por për procedurat që duhet të ndiqen në rastin e emërimit të shefave të shërbimeve diplomatike.
Anëtari i këtij komisioni, deputeti i PDK’së, Shaip Muja ka thënë se opozita nuk ka vullnet politik ta kryejë punën që i takon, prandaj po përpiqet të blejë kohë.
E, shkak për këtë, opozita përmend Nenin 7.7 të Ligjit për Ministrinë e Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës.
“Së paku pesëdhjetë për qind (50%) të emërimeve të ambasadorëve dhe shefave të misioneve duhet të bëhet nga anëtarët në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë nen.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...