Clinton: SHBA me qasje të re
Një vit pas zotimit për një “botë pa armë bërthamore”, presidenti amerikan, Barack Obama, ka shpalosur politikën e re kombëtare, që parasheh reduktimin e rolit dhe numrit të armëve bërthamore dhe që synim të fundit ka botën pa armë bërthamore.
Sipas politikës së re, qeveria amerikane nuk do t’i shfrytëzojë armët bërthamore kundër vendeve që nuk disponojnë armë atomike.
Në takimin me gazetarët në State Departament, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ka thënës se strategjia e re shënon ndërprerje dramatike me logjikën e kohës së kaluar.
“Rishikimi i sjelljes bërthamore paraqet gurthemel në transformimin e forcave tona bërthamore dhe qasjes ndaj çështjes bërthamore. Ne jemi duke ri-pozicionuar prioritetet tona në evitimin e terrorizmit bërthamor dhe duke reduktuar rolin dhe numrin e armëve bërthamore, gjithnjë duke ruajtur sigurinë e kombit tonë dhe aleatëve tanë”, ka thënë Clinton.
Ajo ka shtuar se kjo politikë e përmbajtjes vlen vetëm për vendet që respektojnë Marrëveshjen për mos-zgjerimin e armëve bërthamore.
Në këtë kontekst, Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates ka pohuar se Shtetet e Bashkuara mund ta sulmojnë Iranin dhe Korenë Veriore, nëse ato vendosin të bëjnë sulm bërthamor.
“Kur kemi të bëjmë me vende të kësaj kategorie, të gjitha opsionet mbeten të hapura, ka thënë Gates, për të shtuar: “Me vendet siç janë: Irani dhe Koreja Veriore, bëjmë përjashtim dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura. Në këtë kategori hyn edhe Al Qaida”.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara me këtë strategji kanë lëvizur drejt politikës së mospërdorimit fillestar të armëve bërthamore, por ka vënë në pah se arsenali i pasigurt bërthamor në gjithë botën do të thotë që Washingtoni nuk përjashton goditjet parandaluese.
Admirali Mike Mullen, kryesues i shtabit të bashkuar të shefave të forcave të armatosura të SHBA-së, ka thënë se kjo politikë e re nuk do të bëjë kompromis me çështjen e sigurisë së Shteteve të Bashkuara.
“Pavarësisht që redukton rolin e armëve bërthamore, kjo strategji riafirmon zotimin tonë për t’i mbrojtur interesat vitale të Shteteve të Bashkuara, partnerëve dhe aleatëve tanë me arsenal më të balancuar bërthamor dhe mjete të tjera jo-bërthamore, që sot i disponojmë”, theksoi Mullen.