Situatë e tendosur në Kirgizi
Ambasada e SHBA-së ka bërë thirrje për përmbajtje, pas shpërthimit të protestave të dhunshme në Kirgizi. Policia në kryeqytetin Bishkek ka përdorur armë zjarri dhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë me qindra protestues.
Sipas njoftimeve të para, njoftohet për pesë të vrarë.
Makinave të policisë iu është vënë zjarri dhe oficerët janë sulmuar nga turma, disa prej të cilëve thuhet se janë të armatosur.
Në qytetet e Naryn-it dhe Talas-it, mijëra protestues kanë sulmuar ndërtesa të qeverisë.
Protestuesit janë të zemëruar për shkak të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë dhe akuzojnë presidentin, Kurmanbek Bakiyev, se ka dështuar të luftojë korrupsionin.
Kryeministri i Kirgizisë i cilësoi protestat si tradhti dhe tha se qeveria nuk kishte forca te mjaftueshme për të vendosur rregull.
Ambasada amerikane në Kirgizi ka theksuar se tepër e shqetësuar për shkak të situatës aktuale, që po mbretëron në këtë shtet të Azisë Qendrore.
"Ambasada e SHBA në Bishkek është shumë e shqetësuar për mungesën e qetësisë. I bëjmë. I bëjnë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin dhe i bëjnë thirrje qeverisë dhe demonstruesve të përfshihen në bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë”, u theksua në kumtesën e ambasadës amerikane.