E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, Allawi nis negociatat për koalicionin qeveritar

Pas fitores së ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Irak, koalicioni i deritanishëm opozitar i ish-kryeministrit Ijad Allaëi ka nisur negociatat për krijimin e koalicionit qeveritar. Aleanca e tij jo fetare "Irakija" do të bashkëpunojë me të gjitha anët e spektrit politik, theksoi Allaëi. Kryeministri aktual Nuri al-Maliki, i cili ka humbur për pak vota, ka deklaruar se do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve.

Maliki ka kërkuar menjëherë pas publikimit të rezultateve, rinumërimin e votave në Bagdad dhe Mosul. Ghassan al-Attiyah nga "Fondacioni për Demokraci dhe Zhvillim" pohon se zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni mes Allaëit dhe Malikit. „Ata janë fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve. Maliki përfaqëson zgjedhësit shiitë, ndërsa Allaëi mbështetet kryesisht prej arabëve sunitë. Një koalicion mes tyre do të ishte logjik dhe ideal. Mirëpo të gjithë ne e dimë se urrejtja dhe armiqësia mes tyre e pengon një projekt të tillë", deklaroi Al–Attiyah.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›