E Diel, 1 Nëntor 2026

Clinton, bisedime për paqe mes palestinezëve dhe izraelitëve

Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton u takua të premten në Uashington me ministrin e jashtëm egjiptian Ahmed Aboul Gheit në Uashington.
Takimi u cilësohet një përpjekje e vazhdueshme e administratës Obama për të rregulluar marrëdhëniet mes Palestianezëve dhe Izraelitëve. Disa ditë më parë, Clinton zhvilloi bisedime të veçanta me ministrin e jashtëm jordanez Nasser Judeh.
Izraeli, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara duan që Presidenti palestinez Mahmoud Abbas të rifillojë bisedimet për paqen, por deri tani Abbas ka refuzuar ta bëjë këtë për sa kohë që Izraeli lejon ndërtimin e çdo lloji vendbanimi hebraik në Bregun Perëndimor.
Gjatë takimit të tij me Klinton, Aboul Gheit u foli gazetarëve në lidhje me angazhimin e Egjiptit për paqen në rajon.
"Ne po përpiqemi të gjenerojmë energji të mjaftueshme për arritjen e paqes paqes në lindjen e mesme, dhe besoj se do ia dalim me sukses për të krijuar stabilitet në këtë rajon", tha ministri i jashtëm egjiptian.
Departamenti i Shtetit amerikan that të enjten se Washingtoni do përpiqet të ulë palestinezët dhe izraelitët në tryezën e bisedimeve për të arritur akordin dhe për të pushuar luftën mes tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›